Gjendet vetura nga e cila u gjuajt mbrëmë në Çair

Maqedonia

Gjendet vetura nga e cila u gjuajt mbrëmë në Çair

Më: 21 dhjetor 2017 Në ora: 12:57
Ilustrim

Policia ka gjetur veturën YUGO nga e mbrëmë ka gjuajtur vrasësi deri tani i panjohur ndaj 24 vjeçarit Burim Idrizi i cili më pas iu është nënshtruar plagëve. Vetura është gjetur në rrugën “Nikolla Maleshevski” në lagjen Topanë në Çair.

Rasti ka ndodhur rreth orës 18, ku fillimisht u dëgjuan krisma nga armë zjarri “kallashnikov”, të cilat sipas dëshmitarëve okularë kanë ardhur nga një makinë në lëvizje e tipit YUGO, duke shtënë me gjashtë plumba ndaj 24 vjeçarit i cili ndodhej tek stacioni i autobusëve përballë shkollës.

Akoma nuk dihen motivet e vrasjes, ndërsa nga SPB Shkup konfirmuan vetëm se është paraqitur incidenti dhe se po punohet për zbardhjen e rastit.

Ndryshe, kjo është vrasja e katër që ndodh brenda një muaji dhe e dyta që ndodh në Çair të Shkupit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat