Zaev: Çelësi partiak nuk guxon të jetë imperativ gjatë punësimit

Maqedonia

Zaev: Çelësi partiak nuk guxon të jetë imperativ gjatë punësimit

Më: 23 dhjetor 2017 Në ora: 15:40
Kryeministi i Maqedonisë, Zoran Zaev

Duhet të tejkalohen mosmarrëveshjet partiake dhe nuk mund çelësi partiak të jetë imperativ në angazhimin e kuadrove, konsideron kryeministri Zoran Zaev.

Ai në emisionin “Noqno studio” në televizionin Telma tha se tentojnë çdo kapacitet të mundshëm të kuadrit që e ka shteti ta shfrytëzojnë.

“Nuk mund çelësi partiak të jetë imperativ në vendimmarrjen e cilit do angazhim të dhënë. Ka shumë njerëz të partisë të cilët i udhëheqin institucionet dhe ata kanë paragjykim ndaj bashkpartiakëve të tyre, por në çdo rast me bordet tona qendrore dhe ekzekutive tregojmë se duhet t’i ndryshojmë punët. Nuk mund vetëm një parti të zëvendësohet me tjetër. Ka 70 për qind të njerëzve të cilët nuk janë anëtarë të partive dhe nuk i interesojnë partitë dhe dhashtë Zoti ta përjetojmë momentin e vendeve perëndimore ku fija e parë është normativi, kriteri dhe parimi”, tha Zaev.

Në lidhje me reformat në gjyqësi, deklaratat e gjykatësit Lazar Nanev dhe përzgjedhjen e bashkëshortes së anëtarit të KSHZ-së Igor Milev për gjykatëse në Gjykatën e Apelit, Zaevi theksoi se nuk ka kurrfarë ndikimi nga partitë e koalicionit ndaj gjyqësisë dhe se reforma më e madhe në gjyqësi është nëse fillojmë të zëvendësohemi si njerëz.

Sa i përket kontestit për emrin me Greqinë, Zaevi përsëriti se nuk ka propozim të ri, por se në fund të janarit është dakorduar takim i ri.

“Është caktuar sesion i ri në fund të janarit dhe me siguri çdo muaj do të ketë sesione ku do të zgjidhet çështja për emrin. Jam i bindur se këtë duhet ta bëjmë më vonë deri në fund të gjysmës së parë të vitit 2018”, tha Zaev, duke shtuar se është i bindur se së bashku me palën greke mund të gjejnë zgjidhje të pranueshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat