Tragjedi në Sllupçan, vdes vëllai i dëshmorit të UÇK-së

Maqedonia

Tragjedi në Sllupçan, vdes vëllai i dëshmorit të UÇK-së

Më: 23 dhjetor 2017 Në ora: 22:00
Ejup Kasumi, 41-vjeçar nga fshati Sllupçan i Komunës së Likovës

Ejup Kasumi, 41-vjeçar nga fshati Sllupçan i Komunës së Likovës ka ndërruar jetë sot rreth orës 12:30, në malet e fshatit Izvor.

41-vjeçari, sipas raportit të parë të policisë, si dhe dëshmitarëve në vendngjarje, ka mbetur i vrarë pasi një plumb i pushkës së gjuetisë e ka goditur në anën e djathtë të gjoksit.

“Të dhënat e para dhe pozita e armës dhe e trupit tregojnë se tashmë i ndjeri është vetëplagosur. Me gjasë ka rrëshqitur”, thonë policët që po kryejnë hetimin në vendngjarje. Pushka e gjuetisë së të ndjerit shihet të jetë e thyer, me çka dëshmohet se bëhet fjalë për tragjedi.

Ejupi është vëllai i dëshmorit të UÇK-së, Harun Kasumi, ndërsa pas vetes ka ?ënë dy fëmijë të mitur: Harun dhe Shaqir Kasumin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat