Për festën e Vitit të Ri, Zaev për vizitë te Boutaris në Selanik

Maqedonia

Për festën e Vitit të Ri, Zaev për vizitë te Boutaris në Selanik

Më: 24 dhjetor 2017 Në ora: 08:40
Zoran Zaev

Kryeministri Zoran Zaev do ta bëjë festimin e natës së Vitit të Ri në Selanik, Greqi ku nikoqir i tij do të jetë kryebashkiuaku, Yiannis Boutaris, shkruan Tv Nova.

Zaev ka pranuar ftesën që Boutaris ia dërgoi gjatë vizitës së tij zyrtare në Shkup muajin a kaluar.

Përveç ftesës për në Selanik, në shenjë të marrëdhënieve të mira fqinjësore, Boutaris u shpreh edhe se do të mundohet që takimi i radhës ndërmjet kryeministrave të dy vendeve Zaev dhe Tsipras të mbahet pikërisht në Selanik.

Kryeministri Zaev në nëntor tha se me kryebashkiakun e Selanikut janë pajtuar se politikanët e dy shteteve kanë obligim që të hapin perspektiva për qytetarët dhe shtoi se ata mund të dalin si fitimtarë nëse gjejnë zgjidhje për kontestin e emrit që zgjat thuajse tri dekada.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat