Zaev: Është e nevojshme pjesëmarrja e opozitës në procesin e reformave

Maqedonia

Zaev: Është e nevojshme pjesëmarrja e opozitës në procesin e reformave

Më: 26 dhjetor 2017 Në ora: 20:04
Zoran Zaev dhe Hristijan Mickoski

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, sot pasdite ka realizuar takim me kryetarin e ri të OBRM-PDUKM-së, me të cilin kanë diskutuar për temat aktuale në vend.

Zoran Zaev përmes një postimi në Facebook njofton se me Mickoskin kanë pasur dialog konstruktiv, edhe pse siç thotë për disa tema kanë pasur mendime të ndryshme.

“U pajtuam se është e nevojshme pjesëmarrja e opozitës në proceset reformatore dhe së bashku konstatuam se rruga e Maqedonisë është në BE dhe NATO dhe për këtë është e nevojshme angazhimi i të gjitha subjekteve politike, si në pushtet, poashtu edhe në opozitë”, shkruan Zaev. Ndërsa kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, pas takimit me Zaevin para gazetarëve tha se këto takime janë konstruktive dhe shpresoi që në të ardhmen do të ketë edhe më shumë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat