Zaev: NATO-ja është e rëndësishme për ekonominë dhe përfitimet ekonomike për qytetarët

Maqedonia

Zaev: NATO-ja është e rëndësishme për ekonominë dhe përfitimet ekonomike për qytetarët

Më: 27 dhjetor 2017 Në ora: 20:13
Zoran Zaev

Ekzistojnë shumë arsye pse Maqedonia me pothuajse 75,80 për qind të qytetarëve të përcaktuar është për NATO dhe BE dhe me këtë edhe kjo Qeveri dhe të gjithë subjektet politike në shtet janë në atë drejtim, tha kryeministri Zoran Zaev në konferencën e sotme për shtyp duke u përgjigjur në pyetje, transmeton MIA.

Theksoi se një prej arsyeve kryesore është ekonomia dhe përfitimet ekonomike për qytetarët.

“NATO po, do të thotë siguri dhe stabilitet, NATO para së gjithash do të thotë rritje ekonomike, investime ekonomike, vende të punës, paga më të mëdha dhe perspektiva para së gjithash ekonomike”, theksoi Zaev.

Si për shembull nga fqinjësia më e afërt e theksoi Bullgarinë, kur sipas parametrave të cilat i kemi studiuar deri te anëtarësimi i saj në NATO ka investime të huaja në mesatare prej rreth 450 milionë euro, Në kontekst të kësaj, shtoi se kur bëhet vend anëtar i NATO-s investimet rriten më shumë se gjashtë miliardë.

Në Shqipëri megjithatë, siç theksoi, investimet janë pesë herë më të larta në vitin e ardhshëm pasi ajo u bë anëtare e NATO-s.

“Për momentin jemi miq, miq jemi me të gjithë, ai është vend i vogël, perspektivat e veta nuk mund t’i shikojë vetëm në tregun tonë. Prandaj është i rëndësishëm eksporti”, nënvizoi kryeministri.

Ne, siç tha, përmes atmosferës miqësore do të promovojmë kushte të cilat janë inkurajuese. Sipas Zaevit duhet të ekzistojë atmosferë e miqësisë dhe kjo mund të plotësohet vetëm me anëtarësim në NATO dhe BE.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat