Zaev: Ska bisdime me PDSH-në, Aleancës do t’ia ruaj postin për reforma në Qeveri

Maqedonia

Zaev: Ska bisdime me PDSH-në, Aleancës do t’ia ruaj postin për reforma në Qeveri

Më: 29 dhjetor 2017 Në ora: 14:15
Zoran Zaev

Kryeministri Zoran Zaev është deklaruar pas daljes nga koalicioni të Aleancës për Shqiptarët, pasi që nuk ua dha Ministrinë e Shëndetësisë.

Ai ka deklaruar se vendine zv.kryeministrit për reforma do ta ruaj për Aleancën për Shqiptarët, ndërkaq për vendet e zbrazëta të zv. ministrave, Zaev ka sqaruar se vendet do të plotësohen pas Vitit të Ri.

Duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve. Zaev ka deklaruar se posti i zv. kryeministrit për reforma është post me rëndësi.

Në lidhje me PDSH-në, Zaev deklaroi se nuk ka biseduar me këtë parti politike, por që nuk e përjashton mundësinë që bisedime të ketë pas Vitit të Ri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat