Kafshët shkaktojnë dy aksidente në rrugën Tetovë-Gostivar

Maqedonia

Kafshët shkaktojnë dy aksidente në rrugën Tetovë-Gostivar

Më: 29 dhjetor 2017 Në ora: 14:38
Ilustrim

Dy aksidente komunikacioni me dëm material rreth 60 mijë denarë, të shkaktuar nga qentë endacak, kanë ndodhur mbrëmë në vendin e njëjtë në rrugën Tetovë-Gostivar në afërsi të fshatit Zherovjan.

Siç njoftoi zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josifovski, aksidenti i parë ka ndodhur rreth orës 13:40 kur vozitësi B.J (46) nga Tetova me makinën e tij “Alfa Romeo” goditi dhe mbyti një qen, i cili ka lëvizur në rrugë.

Nga goditja nuk ka të lënduar, ndërsa është shkaktuar dëm materiale prej 40 mijë denarëve.

“Thuajse në vendin e njëjtë, ditën e njëjtë, por në orën 19:00, H.A (46) nga Xhepçishti, me makinën e tij “Volkswagen” goditi dhe mbyti një qen endacak. Dëmi material në këtë aksident konsiderohet të jetë rreth 20 mijë denarë”, tha Josifovski.

Sipas të dhënave policore këtë vit vetëm në rajonin e Tetovës kanë ndodhur 70 aksidente të shkaktuara nga kafshët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat