“Për shkak të një gabimi procedural rasti “Ryshfeti” është kthyer sërish në Gjykatën themelore”

Maqedonia

“Për shkak të një gabimi procedural rasti “Ryshfeti” është kthyer sërish në Gjykatën themelore”

Më: 29 dhjetor 2017 Në ora: 19:47
Zoran Zaev

Për shkak të një gabimi procedural rasti “Ryshfeti” është kthyer sërish në Gjykatën themelore – Shkupi 1. Nuk është vendosur për video-incizimin, nëse do të largohet ose jo, por unë dëshiroj të publikohet komplet, deklaroi sot kryeministri Zoran Zaev.

Duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve pas takimit me fëmijët nga SOS Fshati i fëmijëve “11 Tetori”, Zaev përmendi se për arsyen për kthimin e “Ryshfetit” në Gjykatë, është informuar nga avokati i tij.

“Parashtruam kërkesë që incizimi të hiqet sepse është masë e veçantë hetimore (VH) e cila është publike, që është e palejueshme. Në pajtim me ligjin të gjitha masat (VH) të cilat është dashur të ruhen, ndërsa janë publike, kërkojmë të mos shfrytëzohen si dëshmi”, theksoi Zaev.

Kryeministri thotë se gjithçka që është bërë në lidhje me zgjedhjet e anëtarëve të bordit mbikëqyrës në M-HAB është në kuadër të ligjit.

Sipas Zaevit, ndodhin gabime gjatë punës administrative, ndërsa udhëzimet për korrigjim janë të qarta.

Sqaroi edhe se vendimi i djeshëm qeveritar për huamarrjet vendore, është i zakonshëm që të mund të funksionojë Ministria e Financave pas sjelljes së Buxhetit për vitin e ardhshëm. Me paratë kthehen huat e skaduara afatshkurta të tregut vendor.

Në lidhje me koncesionet për hulumtime gjeologjike, Zaev tha se qytetarët kanë të drejtë të parashtrojnë kërkesa, por për shkak të ndotjes së ajrit, ka një lloj të moratoriumit rreth rajonit të Shkupit dhe rajoneve tjera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat