“Deri më 2020 të mos ketë fëmijë pa kulm mbi kokë”

Maqedonia

“Deri më 2020 të mos ketë fëmijë pa kulm mbi kokë”

Më: 29 dhjetor 2017 Në ora: 23:04
Zoran Zaev

Fëmijët nga Fshati për fëmijë SOS dhe nga Shtëpia për fëmijë pa prindër 11 Tetori, sot ishin në vizitë në Qeveri, ku u shoqëruan me kryeministrin Zoran Zeaev. Qëllimi është që, siç tha Zaev, deri më 2020 të mos ketë fëmijë pa kulm mbi kokë. Drejtoreshat e Fshatit të fëmijëve SOS dhe Shtëpisë 11 Nëntori, e porositën pushtetin që të sjell vendime në drejtim të përkujdesjes së këtyre fëmijëve.

“Kemi tendenca moderne në përputhje me perspektivat evropiane që të kyçen fëmijët në familje të cilat do të kujdesen për ta, familje që do të nënshkruajnë marrëveshje me shtetin për përkujdesje dhe rruajtjen e fëmijëve. I ndjekim rekomandimet e vetë institucioneve dhe jemi të bindur se Maqedonia do të jetë shoqëri më e lumtur për të gjithë”, u  Zaev.

“Jemi të interesuar për strategjinë e ardhshme të qeverisë në lidhje me mbrojtjen sociale, për shkak se gjatë viteve të fundit numri i fëmijëve që kanë nevojë për kujdes vazhdimisht po rritet ndërsa shteti nuk ka kapacitet për një gjë të tillë. Duke e pasur parasysh se jemi në pragun e varfërisë, tek ne më shumë se 20 % ose 400 mijë familje jetojnë në varfëri, tregon se varfëria është shkaku kryesor pse prindërit i lënë fëmijët e tyre”, tha Julijana Gapo, Drejtoreshë e SOS fshatit për fëmijë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat