Zaev: Në 2018-ën, Maqedonia bëhet vendi i 30-të i NATO-së

Maqedonia

Zaev: Në 2018-ën, Maqedonia bëhet vendi i 30-të i NATO-së

Më: 30 dhjetor 2017 Në ora: 16:44
Zoran Zaev

Ne presim që Maqedonia të jetë vendi i 30-të anëtar i NATO-s . Presim të marrim rekomandim të qartë për të filluar negociatat para anëtarësimit me BE-në. Brukseli e di se ne kemi argumente mjaft të mira për këto pritje. Kështu deklaroi kryeministri Zoran Zaev, në fjalimin e fundvitit. Ai pret që Maqedonia në vitin 2018 do të jetë vend mik me të gjithë fqinjët e saj dhe udhëheqëse në ndërtimin e një imazhi të ri për Ballkanin.

Zoran Zaev, Kryeministër“Ne jemi në rrugën e duhur për të përfunduar vizionin e një shteti modern, ekonomikisht të avancuar dhe të respektuar. Le të bashkohemi mbi këto përparësi. Tani, si kurrë më parë, ne të gjithë e pranojmë përgjegjësinë për të ardhmen tonë. Tani, kur shekulli i 21-të bëhet madhor, së bashku kalojmë provimin e pjekurisë, për shkak të së ardhmes së Maqedonisë tonë të përbashkët. Meritat do t’i përkasin të gjithëve”

Kryeministri Zaev,  paralajmëroi jetë të qetë dhe cilësore për qytetarët, paga më të larta, zero tolerancë për korrupcionin. Ai theksoi se do të kthehet besimi tek institucionet dhe se Faktori kyç për krijimin e besimit, është të zbatohet sundimi i ligjit.

Zoran Zaev, Kryeministër“Shteti ligjor krijon siguri për secilin qytetar individualisht, dhe për shoqërinë në tërësi. Për qeverisje të mirë dhe të përgjegjshme, është e nevojshëm respektimi i të drejtave të njeriut, drejtësia sociale, punë publike dhe e përgjegjshme, si dhe sigurimi i pjesëmarrjes së plotë të të gjithë qytetarëve në shoqëri. Reforma përfshin përfshirjen e të gjithëve, për të gjithë, pa përjashtim, në çfarëdo lloj baze”

Suksesi më i madh i këtij viti, sipas Zaevit, është se qytetarët me mendje të lirë kanë çliruar një shtet të robëruar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat