Kryeministri Zoran Zaev në darkë me kryetarin e Selanikut, Yiannis Boutaris

Maqedonia

Kryeministri Zoran Zaev në darkë me kryetarin e Selanikut, Yiannis Boutaris

Më: 31 dhjetor 2017 Në ora: 09:34
Zoran Zaev dhe Yiannis Boutaris

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev mbrëmë ka arritur në Selanik, në kuadër të vizitës së tij private, me ftesë të kryetarit të komunës së Selanikut, Yiannis Boutaris.

“Selaniku i mrekullueshëm si çdoherë, qytet mik në Greqinë fqinje. Në darkë të përbashkët me kryetarin e Selanikut Boutaris folëm për sendet që na lidhin, në mjedis pozitiv. E falënderova për mikpritjen dhe ndajtëm pritjet tona për një vit 2018, vit të suksesshëm”, shkruan kryeministri Zaev në rrjetin social Facebook.

Kjo vizitë e Zaevit ngjalli interes të madh te mediat greke, ku gazetarë nga kanale të ndryshme televizive dhe portale, e pritën kryeministrin e Maqedonisë para restorantit në Selanik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat