Kryesimi bullgar i BE-së, këto janë prioritetet, Maqedonia pret shumë

Maqedonia

Kryesimi bullgar i BE-së, këto janë prioritetet, Maqedonia pret shumë

Më: 2 janar 2018 Në ora: 22:48
Zoran Zaev dhe Boyko Borissov

Pas marrjes së kryesimit me Këshillin Evropian, Sofja zyrtare ka njoftuar se prioritet do të ketë mbështetjen më të madhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, në përmbushjen e kushteve për fillimin e negociatave për anëtarësim sa më të shpejt në familjen e madhe evropiane.

Sipas analistit Mersel Bilalli në këtë drejtim është edhe politika e qeverise aktuale Bilalli madje u shpreh se për dallim nga ish pushteti që problemet me fqinjët i shfrytëzonte si alibi për ngecjet në rrugën euro-atlantike, qeveria aktuale për një kohë shumë të shkurtër ka përmirësuar marrëdhëniet ndër-fqinjësorë, gjë që do të ndikojë në drejtim të integrimit euro-atlantik të vendit.

”Lëvizjet tektonike gjeopolitike siç shihet pretendimet për dominime Ruse në Ballkan sikur alarmon edhe Washingtonin edhe Brukselin se definitivisht ato duhet ti kthehen Europës Juglindore vecanërisht Ballkanit perëndimor dhe integrimit të shpejt të saj që mos të bjer në thundrat e Rusisë”, tha abalisti Mersel Bilalli.

Zgjidhja e kontestit me Bullgarinë sipas Billalit jep sinjal pozitive se një marrëveshje e atillë mund të arrihet edhe me fqinjin Jugor, me të cilin Maqedonia ka probleme rreth emrit Kushtetues.

”Çështja e kryesimit të Bullgarisë me Këshillin e Unionit Europian që do të ndodh në gjashtë muajt në vazhdim do të jenë pra të gjitha këto pikat pozitive në drejtim të asaj që definitivisht Maqedonia të merr kahjen e duhur dhe të fillon me fillimin e bisedimeve dhe të merr thirrje për anëtarësim në NATO”, theksoi ai.

Gjatë muajit maj pritet që në Bullgari të mbahet samiti I përbashkët mes BE-së dhe vendeve të Ballkanit gjë që nuk ka ndodhur në 15 vitet e fundit. Vitin që lamë pas Maqedonia dhe Bullgaria nënshkruan një sërë marrëveshje me çka vendosën t’i japin fund problemeve historike dhe të intensifikojnë bashkëpunimit mes dy vendeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat