Zaev: Çdo ide e mirë që mund të ndihmojë interesat strategjik është e mirëseardhur

Maqedonia

Zaev: Çdo ide e mirë që mund të ndihmojë interesat strategjik është e mirëseardhur

Më: 3 janar 2018 Në ora: 16:55
Zoran Zaev

Me ftesë nga Kabineti i Kryetarit të Qeverisë së Maqedonisë, delegacioni i Klubit diplomatik sot realizoi takim me kryeministrin Zoran Zaev.

Në takimin me diplomatët me përvojë, kryeministri Zaev informoi për çështjet aktuale në lidhje me politikën e jashtme të vendit, të orientuara kah realizimi i qëllimeve strategjike të Maqedonisë, anëtarësimit në BE dhe NATO, politika e fqinjësisë së mirë, si dhe në lidhje me marrëdhëniet me SHBA-të dhe shtetet tjera në skenën politike ndërkombëtare.

Rëndësi e veçantë iu dha mundësive për zhvillime të reja pozitive në avancimin e integrimeve evropiane dhe euro-atlantike të vendit, me theks të veçantë ndaj marrëdhënieve me Greqinë dhe zgjidhjen e çështjes së emrit.

Kryeministri Zaev theksoi se në një periudhë kur Republika e Maqedonisë duhet të sjellë vendime të rëndësishme për interesat e saj strategjik, çdo ide dhe përvojë e mirë që mund të ndihmojë është e mirëseardhur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat