Kryeministri Zaev premton sigurimin e ilaçit ‘Spinraza’, për pacientët me sëmundje të rralla

Maqedonia

Kryeministri Zaev premton sigurimin e ilaçit ‘Spinraza’, për pacientët me sëmundje të rralla

Më: 3 janar 2018 Në ora: 22:49
Ilustrim

Kryeministri Zoran Zaev sot e priti Jane Vellkovskin, djalin nëntëvjeçar i cili vuan nga Atrofia muskulare spinale (AMS), ndërsa i cili shoqërohej nga familja e tij.

Prindërit e tij informuan kryeministrin Zaev për nevojën e furnizimit të ilaçit “Spinraza”, i cili prej vitit të kaluar përdoret në SHBA dhe është miratuar edhe në Evropë, ndërsa i cili jep rezultate të shkëlqyera tek pacientët të cilët vuajnë nga AMS.

Ata kanë njoftuar kryeministrin Zaev se kompania e cila e prodhon ilaçin negocion me institucione shtetërore, për shkak të kompleksitetit të programeve për terapinë e kësaj sëmundje të rrallë, prej të cilës në Maqedoni të prekur janë shtatë persona, kumtoi pres shërbimi qeveritar.

“Për fëmijët të do të bëjmë gjithçka. E dimë se ilaçet për sëmundje të rralla janë të shtrenjta, kompanitë të cilat i kanë prodhuar kanë investuar në procedurat për zbulim, kanë shpenzime, por kanë edhe përgjegjësi shoqërore për ofrimin e ilaçit deri tek të gjithë dhe ne që nesër do ta fillojmë procedurën që të realizojmë kontakt me ta dhe të bisedojmë për furnizimin”, tha kryeministri Zaev.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat