Real news: Në tryezë tre emra për Shkupin

Maqedonia

Real news: Në tryezë tre emra për Shkupin

Më: 6 janar 2018 Në ora: 14:06
Alexis Tsipras dhe Zoran Zaev

"Severna Makedonia", "Gorna Makedonia" dhe "Nova Makedonia" (në maqedonisht pa përkthim) janë tre emrat sipas gazetës greke "Real news", që do të gjenden në tryezë në takimin e Methju Nicimit me negociuesit e të dy vendeve, Vasko Naumovski dhe Adamantios Vasilakis.

Në artikullin me titull "Në tryezë tre emra për Shkupin", siç njofton korrespondenti i MIA-s nga Athinë, gazetari në tekstin e tij për botimin javor të gazetës, thotë se më 19 janar, i dërguari i posaçëm i OKB-së, të dy palëve do t'u prezantojë tre emra.

"Sipas informacioneve, në tryezë gjenden emrat, 'Severna Makedonia', 'Gorna Makedonia' dhe 'Nova Makedonia' (pa përkthim), edhe pse nuk përjashtohet mundësia që Methju Nimic në momentin e fundit të krijojë edhe një emër të ri të përbërë. Këto emra, duket se i ka zgjedhur ndërmjetësuesi i posaçëm i KB-së, mes emrave tjerë që janë vendosur në tryezë, siç janë "Vardarska Makedonia', 'Sllavomakedonia', propozim të cilin siç duket nuk e pranojnë shqiptarët nga Shkupi", shkruan gazetari në analizën e tij.

Lidhur me mini Këshillin Ministror në pallatin e Kryeministrit të mbajtur të enjten, gazeta shkruan se Cipras ka bërë me dije se negociatat kanë  "afat" dhe nëse nuk ka perspektivë për zgjidhje, atëherë marsi do të jetë muaji kur bisedimet duhet të përshpejtohen. Ndërsa, megjithatë Koxijas i ka njoftuar pjesëmarrësit në takimin për qëndrimet me të cilat Greqia po vjen në tryezën e negociatave, ndërkaq Kamenos ka thënë se ai nuk do të jetë shkak që të rrëzohet Qeveria.

"Nuk duhet edhe shumë kohët të zvarritet çështja dhe të mundohet edhe shoqëria greke", sipas "Real news, ka thënë Aleksis Cipras, në takim.

"Normale është se nuk ka mundësi ta rrëzojë qeverinë për çështjen e Shkupit", ky sipas gazetës ka qenë qëndrimi i Kamenosit.

Shefi i diplomacisë greke, siç shkruan gazetari, ka dalë me qëndrimin se do të ekzistojë shumicë në Parlament madje edhe në rast, se partneri i koalicionit në qeveri është kundër.

Panos Kamenos, sipas gazetës, me deklaratën se nuk do të pranojë përdorim të "termit grek Makedonia", ndoshta pajtohen me një emër në të cilin termi Maqedoni do të ishte në maqedonisht pa përkthim.

Gazeta në analizë shkruan se sekretari i përgjithshëm i NATO-s, vjen në Shkup "shkurt para se Nimici ta dorëzojë deri te negociuesit emrin që e propozon për Shkupin", që të bisedohet për integrim në Aleancën Veriatlantike, përkujton se në prill, BE-ja do t'i shqyrtojë perspektivat për integrimin në Union dhe shton se pa zgjidhjen e emrit, Athina nuk do të jap dritë të gjelbër për hyrje as në NATO, e as në BE.

"Pritet që periudhën e ardhshme, Shkupin, ta vizitojnë edhe liderë të tjerë të huaj, në një përpjekje të qartë ta bindin Qeverinë që të ecë përpara drejt kompromisit. Në të njëjtën kohë, Athina pret hapa të drejtpërdrejt praktik në drejtim të braktisjes së irredentizmit, siç është për shembull riemërtimi i aeroportit në Shkup dhe heqja e përmendoreve të personave siç janë si Aleksandri i Madh dhe Filipi.

Sipas gazetarit, Athina ka paralajmëruar se nuk duhet të zbatohet referendum në Maqedoni për miratim të marrëveshjes, sepse "vlerësimet janë se do të refuzohet nga shumica e qytetarëve".

Analiza e gjerë në "Real new", siç njofton korrespondenti i MIA-s nga Athina, është shkruar nga gazetari grek me përvojë, i cili të martën kishte një intervistë të shkurtër ekskluzive me kryeministrin grek për Radio Real fm. Cipras atëherë tha se është optimist për çështjen e emrit, por pret edhe hapa konkretë nga pala e Maqedonisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat