Katër vajza të lënduara, në aksidentin në rrugën Shtip-Radovish

Maqedonia

Katër vajza të lënduara, në aksidentin në rrugën Shtip-Radovish

Më: 6 janar 2018 Në ora: 14:30
Foto ilustrim

Katër vajza janë lënduar, nga ë cilat dy me lëndime më të rënda trupore në një aksident komunikacioni që ka ndodhur këtë mëngjes në ora 3:50 në rrugën magjistrale Shtip-Strumicë, kur një veturë “BMW” me targa të Shtipit ka dalur nga rruga.

Siç informojnë nga MPB, automobili i drejtuar nga D.Z.(21), për shkaqe të panjohura ka dalë nga rruga, është përplasur në dy pemë të cilat janë thyer. Njëra prej pemëve ka rënë mbi automjetin “Peugeot 206” me targa të Kumanovës, e cila ka qenë e parkuar në mënyrë të rregullt në parking, ndërsa në të ka pasur dy persona, shoferi i cili ka qenë nga Strumica dhe bashkudhëtarja nga Kumanova.

“Pas aksidentit, vozitësi D.Z.(21) dhe bashkëudhëtaret M.D.(19), M.P.(19), T.N.(18) dhe Z.P.(19), të gjithë nga Shtipi, janë dërguar në Klinikën e Shtipit, ku kanë pranuar ndihmën mjekësore. Për shkak të seriozitetit të lëndimeve, M.D. është dërguar në Klinikën “Nënë Tereza” në Shkup”, thuhet në kumtesën e MPB-së.

Ekspertizë në vendin e aksidentit, me urdhër të Prokurorit publik, ka kryer ekip i SPB Shtip.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat