Përçarje e madhe në BESA, Zejdi ndërron çelësat e zyrave në Shkup

Maqedonia

Përçarje e madhe në BESA, Zejdi ndërron çelësat e zyrave në Shkup

Më: 6 janar 2018 Në ora: 15:58
Pamje nga një konferencë e Lëvizjës Besa

Përçarje e madhe në Lëvizjen BESA. Mbledhja e Kryesisë e caktuar për sot në Tetovë me gjasë do mbahet, por pa shumë anëtarë, kryesisht nga Shkupi dhe Kumanova. Tashmë në BESA funksionojnë dy-tre rryma, ndërsa ajo që nuk lëshon pe duket të jetë “grupi i Bilall Kasamit”, që sipas burimeve brenda partsë, sot do t’i besohet udhëheqja e kreut të Lëvizjes deri në Kongresin e muajit shkurt.

Në ndërkohë, grupi i Skender Rexhepit sot i ka ndërruar çelësat e zyrave të selisë së BESËS në Shkup, pas lajmeve të para se mbledhja mund të mbahet në Shkup. I ashtuquajturi “grupi i Shkupit” tashmë hapur shprehen kundër Kasamit, nga i cili kërkojnë dorëheqje, pasi siç thonë, ka humbur zgjedhjet lokale në Tetovë dhe duhet të ndjek shembullin e ish-nënkryetarit Zeqirija Ibrahimi. Por kundër kësaj kërkese janë anëtarët tjerë të BESËS, të cilët insistojnë që Kasami ta udhëheq partinë deri në Kongresin e caktuar tashmë.

“Sidoqoftë, përçarje të madhe do ketë. Sigurishg që Lëvizja do ndahet në dysh. Përgjegjësi duhet të ketë nga dy grupet, të cilët pas raundit të dytë të zgjedhjeve, nuk kanë komunikuar mes vete. Përçarje ka edhe në mesin e grupit të Shkupi, pjesa më e të cilëve janë të vendosur të respektojnë qëndrimet e Kryesisë. Megjithatë, se sa valide do jenë vendimet, mbetet të shihet më tej”, thonë burime brenda BESËS.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat