Bilall Kasami edhe më tej në krye të BESA-s

Maqedonia

Bilall Kasami edhe më tej në krye të BESA-s

Më: 6 janar 2018 Në ora: 17:50
Bilall Kasami

Në mbledhjen e Këshillit Qendror të Lëvizjes BESA që është mbajtur në Tetovë është vendosur që deri në mbajtjen e kongresit lider i BESA-s do të jetë Bilall Kasami.

“Në mbledhjen e rregullt të Këshillit Qendror të Lëvizjes Besa e mbajtur në Tetovë u sollën këto vendime: Vendim për mbajtjen e Kongresit të Parë të Lëvizjes Besa më 24.02.2018, Zgjedhja e Komisionit për Organizimin e Kongresit dhe deri në mbajtjen e kongresit të parë të partisë, me partinë do vazhdojë të udhëheqë kryetari Bilall Kasami”, njoftuan nga BESA.

Poashtu Këshilli Qendror i Lëvizjes Besa autorizoi komisionin për organizimin e kongresit që të merren me mbarrëvajtjen e procesit të zgjedhjeve brendapartiake deri në mbajtjen e Kongresit të parë.

Përndryshe, në media sot qarkulluan informata se lideri i deritashëm i BESA-s, Bilall Kasami është shkarkuar nga pozita, megjithatë, për detaje se çfarë po ndodh në BESA, do të kuptojmë në konferencën për media që pritet të mbahet në çdo moment në selinë në Shkup.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat