Zaev: Ka gatishmëri në Shkup dhe Athinë që të gjendet zgjidhje deri nga mesi i vitit 2018

Maqedonia

Zaev: Ka gatishmëri në Shkup dhe Athinë që të gjendet zgjidhje deri nga mesi i vitit 2018

Më: 6 janar 2018 Në ora: 22:50
Zoran Zaev

Nuk kam qëllim që të shes asgjë, as të blej, as dikush nga unë nuk ka kërkuar ndryshim të emrit të rrugëve apo aeroporteve. Ka mundësi që kontesti i emrit deri në fund të gjysmës së parë të vitit 2018 të zgjidhet përmes kompromisit, për çka ekziston gatishmëri nga dy palët, që rrënjësisht të hyjnë në zgjidhjen e problemit, vlerësoi kryeministri Zoran Zaev në intervistën për portalin MKD.

I pyetur deri ku është e gatshme Maqedonia të shkojë në kompromisin, kryeministri Zaev thotë se deri atje ku fitimi do të jetë vlerë plus për Maqedoninë dhe deri ku do të shkojë edhe Republika e Greqisë në kompromis.

"Dy palët duhet të bëjnë përjashtime, e me këtë të krijojnë përfitime, që të në fund t'i shtrojmë dorën njëri tjetrit dhe shihemi si partnerë nën flamurin evropian. Kujtoj se për këtë çështje do të kërkojmë konsensus nacional, pjesëmarrje dhe pajtueshmëri nga faktorët politikë dhe kuptohet nga qytetarët. Optimizmin tim e bazoj në atë që e ndjej si gatishmëri nga pala greke dhe përmes takimeve me Koxiasin, por edhe nga biseda që e kam pasur me kryeministrin Cipras dhe si vlerësim të përgjithshëm të fellës politike në Greqi. Më vjen mirë që është përmirësuar imazhi i Maqedoninë në Greqi. Besoj se do të mundemi me ruajtje të plotë të dinjitetit tonë të gjejmë zgjidhje", tha Zaev.

Sipas tij, akoma nuk ka ardhur momenti që të bisedohet rreth propozimeve, por pritet të ketë sesione të shpeshta, për gjetjen e zgjidhjes së problemit me emrin.

Ai ka theksuar se që të ketë ndonjë zgjidhje, duhet të ketë lëshime nga të dyja palët, ose të dyja të jenë të lumtura në mënyrë të barabartë, ose të dyja të jenë në mënyrë të barabartë të palumtura. Por thotë, zgjidhje duhet të ketë.

"Unë jam i lumtur që vijnë edhe porosi pozitive nga Greqia dhe se ato janë përafrisht shumë më të përgatitur për zgjidhje prej më herët. Maqedonia është gjithashtu përafërsisht e gatshme dhe këtë e tregojmë, me siguri me mësimet e marra prej më herët, sa kjo i kushtoi shtetit me humbjen e të rinjve, me emigrimet, me ngecjet në proceset e përgjithshme. Këto janë vetëm shkaqe edhe për ne edhe për Greqinë që të bëhen përpjekje maksimale të gjendet zgjidhje. Ajo që është e re është ndërtimi i miqësisë dhe moslejim i çfarëdo shkaqeve nga ana jonë të jenë për ato justifikim për moszgjidhjen e problemit. Njëkohësisht, jam i lumtur që edhe pala greke vërtet është e kujdesshme.Tërë kjo jep shpresë dhe optimizëm se mundemi, nëse jemi mjaft të guximshëm dhe mjaft dashamirës ndaj vendeve tona dhe me mjaft pikëpamje ndaj perspektivave dhe ardhmërisë, ta marrim përgjegjësinë dhe ta zgjidhim këtë", vlerëson Zaev.

Për atë çfarë do të ndodh nëse nuk zgjidhet kontesti deri në fund të qershorit, Zaev thotë se as nuk mendon se nuk do të zgjidhet, por nëse nuk zgjidhet, shton, në vende vene Evropën do të duhet ta sjellim këtu.

Zaev konfirmon se mbetet në përcaktimin që ky problem të zgjidhet së bashku me opozitën dhe me Presidentin, por në funksion të gjetjes së zgjidhjes dhe zbatimit të përbashkët të referendumit për konfirmim nga qytetarët, e jo në funksion të prolongimit apo bllokimit të këtij procesi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat