Grekët në Selanik do të protestojnë kundër përdorimit të termit ‘Maqedonia’

Maqedonia

Grekët në Selanik do të protestojnë kundër përdorimit të termit ‘Maqedonia’

Më: 7 janar 2018 Në ora: 08:35
Selanik

Më 21 janar,  në Selanik do të organizohet protestë  nën organizim të shoqatave greke që mbledhin nënshkrime kundër përfshirjes së termit ‘Maqedonia’ në zgjidhjen përfundimtare për emrin e Republikës së Maqedonisë.

Protesta është pjesë e fushatës me titull “Maqedonia do të thotë Greqia”, sipas të cilës nënshkrimet për një rezolutë po i dorëzohen kryeministrit grek Alexis Tsipras. Në rezolutë, nënshkruesit kërkojnë që termi Maqedoni të mos përdoret në emër të vendit tonë dhe nëse është e nevojshme, do të thirret një referendum.

Sipas mediave greke, pas paraqitjes së kërkese, janë mbledhur 130,000 nënshkrime.

“Ka shumë interes për çështjen e emrit për shtetin e Shkupit. Ministri i Jashtëm grek Nikos Kotzias tha se ai do të përpiqet të arrijë një zgjidhje përfundimtare për çështjen e emrit në muajt e ardhshëm. Në këtë periudhë, të gjithë grekët duhet të shprehin mendimin e tyre për këtë çështje serioze kombëtare dhe t’i jepen ato si armë diplomatike shtesë qeverisë greke, që të mos përdorim termin Maqedoni në emër të Shkupit “, thuhet në kumtesë.

Për organizimin e këtyre aktiviteteve qëndron “Federata greke e shoqatave kulturore të maqedonasve”, së bashku me shoqatat greke dhe organizatat e diasporës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat