MPB konfirmon: Kasami lajmëroi se u pengua të hyjë në seli si kryetar partie

Maqedonia

MPB konfirmon: Kasami lajmëroi se u pengua të hyjë në seli si kryetar partie

Më: 7 janar 2018 Në ora: 18:47
Bilall Kasami

Tronditja në Lëvizjen BESA ka hyrë edhe në raportin e kronikës së zezë të MPB-së, pasi që Bilall Kasami mbrëmë rreth orës 23.00 ka lajmëruar në stacionin policor të Bit Pazarit se persona të panjohur nga një agjenci për siguri e kanë penguar për të hyrë në zyrtar partiake në qendrën tregtare “Mavrovasja” në Shkup.

Nga MPB kanë vërtetuar se Kasami ka lajmëruar se tre orë ka pritur për të hyrë në seli si kryetar partie, por nuk i është lejuar.

Kasami nga Tetova ka mbërritur në Shkup, menjëherë sapo trupat partiake kundërshtare ishin mbledhur në ambientet e zyrave në “Mavrovasja” dhe për kryetar të përkohshëm kishin caktuar deputetin Nexhbedin Karemani. Zgjedhja e këtij të fundit ka ndodhur pasi që në Tetovë, një pjesë e këshillit qendror
kishin vendosur që Kasami të ushtrojë detyrën e kryetarit deri në Kongresin e radhës më 24 shkurt. Por nga ana tjetër, MPB nuk ka dhënë detaje se çfarë do të bëhet pas këtij denoncimi të Kasamit.

Siç mësohet selisë së kësaj partie në Shkup dje i janë ndërruar çelësat dhe se tashmë një pjesë e kryesisë së ndarë nuk ka qasje aty. Ditëve në vijim priten vlime të
renda brenda kësaj partie dhe betejë e ashpër në terren.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat