Mickoski: Nuk kemi informacion për negociatat rreth emrit

Maqedonia

Mickoski: Nuk kemi informacion për negociatat rreth emrit

Më: 7 janar 2018 Në ora: 23:04
VMRO-DPMNE

Kreu i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski deklaroi se deri në këto momente nuk kanë asnjë informacion për rrjedhën e bisedimeve rreth kontestit të emrit me Greqinë.

“Deri në këtë momente mund të konfirmoj të njëjtën gjë që e konfirmoi edhe partia më e madhe opozitare e fqiut tonë jugor, gjegjësisht lideri i saj Micotakis, i cili tha se partia më e madhe e opozitës nuk është përfshirë në bisedimet e emrit” deklaroi Mickoski.

Për këtë qëllim tha Mickoski nuk mund të komentojë asgjë e as për çështjen se cila do të ishte zgjidhja nga kryeministrat e të dyja vendeve, Zaev dhe Cipras.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat