Kasami futet me forcë në selinë e Lëvizjes Besa në Shkup

Maqedonia

Kasami futet me forcë në selinë e Lëvizjes Besa në Shkup

Më: 8 janar 2018 Në ora: 12:11
Bilall Kasami

Rreth orës 9:30 te mëngjesit te sotëm një grup personash ne mesin e të cilëve ka qenë edhe Bilall Kasami, kane hyrë me forcë në selinë e Lëvizjes Besa në Shkup.

Sigurimi i objektit ka thënë se nuk ka mundur t’i ndalojë dot të mos futen brenda objektit te selisë për shkak të numrit të madh të personave që kanë qenë.

Duke u gjendur të pafuqishëm përballë tyre, ata kanë lajmëruar policinë.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe për momentin po kryejnë kontrolle brenda selisë, shkruajnë mediat në Maqedoni.

Për momentin nuk ka informacione për të ndaluar nga ana e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat