Arrestime në Tetovë dhe Gostivar

Maqedonia

Arrestime në Tetovë dhe Gostivar

Më: 8 janar 2018 Në ora: 15:54
Ilustrim

Policia në Tetovë dhe Gostivar mbrëmë ka kryer kontrolle në dy objekte hotelierike në dy qytetet dhe kanë arrestuar gjashtë shtetase të Maqedonisë dhe gjashtë shtetase të huaja, të cilat kanë qenë të angazhuara t’i argëtojnë mysafirët.

Kontrolli i parë është kryer në periudhën prej 23:50 deri 01:25 nga ana e ekipit të SPB Tetovë, në objektin që gjendet në rrugën “Kole Nedelkovski” në Tetovë, nën pronësi të B.M (36) nga Tetova.

Kontrolli i dytë është kryer mbrëmë në periudhën perj orës 02:30 deri 03:00 nga ekipi i stacionit policorë në Gostivar në objektin hotelierik në fshatin Raven, nën pronësi të J.A.

Në këto kontrolleve nga policia thonë se janë arrestuar edhe persona tjerë nga Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat