Tvrdokorni kërkojnë padëgjueshmëri qytetare

Maqedonia

Tvrdokorni kërkojnë padëgjueshmëri qytetare

Më: 9 janar 2018 Në ora: 10:20
Shoqata qytetare “Tvrdokorni”

Shoqata qytetare “Tvrdokorni” së bashku me disa organizata tjera përmes një kumtese bën thirrje për padëgjueshmëri qytetare, që sipas tyre, paraqet një mjet me të cilin kundërshtohet dhuna politike mbi popullin maqedonas.

“Tvrdokorni” thonë se gjatë ditëve, javëve dhe muajve të ardhshëm, përderisa Maqedonia nuk i kthehet popullit maqedonas, qytetarëve do t’ju ndajnë udhëzime për mënyrat e shprehjes së padëgjueshmërisë qytetare, përcjell Telegrafi.

“Në kushte të sulmeve për plaçkitjen e shtetësisë maqedonase, u bëjmë thirrje të gjithë maqedonasve dhe miqve të popullit maqedonas, të mbrojnë shtëpinë tonë në çdo vend përmes formave të ndryshme të mosbindjes qytetare dhe të mbrojnë shtetësinë e shtrenjtë maqedonase”, thuhet në deklaratë.

Ata thonë se kjo fushatë do të jetë kundër fuqive të brendshme, siç janë partitë, organizatat, si dhe individëve të cilët, sipas tyre punojnë për shkatërrimin e popullit maqedonas.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat