Deputetët e OBRM-PDUKM-së nuk kthehen në Kuvend

Maqedonia

Deputetët e OBRM-PDUKM-së nuk kthehen në Kuvend

Më: 9 janar 2018 Në ora: 11:37
Deputetët e OBRM-PDUKM-së

Grupi i deputetëve të OBRM-PDUKM-së sot nuk do të merr pjesë në punën e Parlamentit. Ky është vendimi nga mbledhja e sotme koordinative e kryesisë së partisë.

Sipas AIM, nga partia do të japin detaje për këtë vendim, ku kryetari Hristijan Mickoski në orën 13:00 do të mbajë konferencë për shtyp.

Deputetët në Kuvend sot duhet ta mbajnë seancën e 27-të, në të cilën do të rishikohen propozimet e presidentit Gjorge Ivanov për gjykatës kushtetues dhe propozim-ligji për përdorimin e gjuhëve.

Përkrah seancës së 27-të për sot janë paraparë edhe seanca të pesë komisioneve kuvendore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat