Zgjatja e paraburgimeve për 27-prillin, në Gjykatën e Apelit dorëzohen 16 ankesa

Maqedonia

Zgjatja e paraburgimeve për 27-prillin, në Gjykatën e Apelit dorëzohen 16 ankesa

Më: 9 janar 2018 Në ora: 13:05
Pamje nga protesta

Për vazhdimin e paraburgimit për të dyshuarit e 27-prillit janë dorëzuar 16 ankesa në Gjykatën e Apelit dhe tashmë janë dërguar për vlerësim më të lartë në Prokurori.

Përndryshe, një pjesë e ankesave janë dërguar në vlerësim që nga java e kaluar, por ende nuk ka përgjigje për të njëjtat dhe për të njëjtën nuk është caktuar as seancë publike.

Ndryshe, Këshilli Penal i Gjykatës Themelore Shkupi 1 më 27 dhjetor, ua vazhdoi masën për paraburgim 29 personave në lidhje me ngjarjet e 27-prillit në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. 23 personave u është vazhduar masa 30-ditë paraburgim, katër personave u është vazhduar masa  arrestit shtëpiak, ndërsa dy të akuzuarve masa e paraburgimit u është ndërruar me arrest shtëpiak.

“Këshilli Penal i Sektorit për Krim të Organizuar dhe Korrupsion duke vepruar sipas propozimit të Prokurorisë Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsion për vazhdimin e masës së paraburgimit dhe masës së arrestit shtëpiak në lidhje me ngjarjet e 27-prillit në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë solli vendim që ta pranojë propozimin e Prokurorisë edhe për K.M., S.V., L.A., M.Ç., D.L., G.Gj., O.P., M.P., A.A., E.D.B., I.C., B.D., B.I., B.J., I.D., M.P., Z.S., J.Ç., I.S., G.A., B.T dhe B.M e vazhdoi masën me kohëzgjatje prej 30-ditësh”, deklaruan nga Gjykata Penale.

Për L.D., J.T., Zh.P dhe S.M, siç është theksuar, është pranuar masa për vazhdimin e masës për arrest shtëpiak.

Për S.M dhe M.M është pranuar propozimi i Prokurorisë për heqjen e masës së paraburgimit dhe u është përcaktuar masë me arrest shtëpiak.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat