Karemani i BESA-s: ka kërcënime ndaj meje dhe familjes sime

Maqedonia

Karemani i BESA-s: ka kërcënime ndaj meje dhe familjes sime

Më: 9 janar 2018 Në ora: 13:10
Nexhbedin Karemani

Deputeti i Lëvizjes BESA dhe ushtruesi i detyrës kryetari i Lëvizjes BESA, Nexhbedin Karemani sot nga Kuvendi i Maqedonisë ka njoftuar se kanë filluar kërcënime ndaj tij dhe familjes së tij.

“Unë jam sot këtu që ta njoftoj opinioni që kryetari i Lëvizjes BESA, ka kërcënime serioze ndaj meje dhe familjes sime. Unë i njoh personat e kërcënuar dhe për të njëjtën i kam paraqitur në polici. Për këtë kam njoftuar edhe ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, Ambasadat në vend dhe OSBE-ja. Unë dua të njoftoj edhe për atë se duhet të dihet qartë se kush i ka marrë votat e qytetarëve të Tetovës. Unë përveç dinjitetet tim profesional dhe individual, sot përfaqësojë edhe Lëvizjes BESA, prandaj edhe nuk do të mposhtem ndaj kërcënimeve”, tha Karemani.

Megjithatë Karemani këmbëngul se çështjet e partisë nuk do të ndërhyjnë në punën dhe mënyrën e funksionimit të grupit të deputetëve të lëvizjes BESA.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat