Mbi dy milionë udhëtar në aeroportet e Maqedonisë gjatë 2017-tës

Maqedonia

Mbi dy milionë udhëtar në aeroportet e Maqedonisë gjatë 2017-tës

Më: 9 janar 2018 Në ora: 13:34
Ilustrim

Mbi dy milionë udhëtar (2.027.344) kanë udhëtuar përmes aeroportit të Shkupit dhe Ohrit në vitin e kaluar, që paraqet rritje prej 13 për qind në krahasim me vitin 2016.

Numri i përgjithshëm i fluturimeve në dy aeroportet vitin e kaluar është rritur për 7 për qind dhe ka arritur në 18130 fluturime.

Sipas të dhënave, vendi më i frekuentuar nga Shkupi ka qenë Stambolli me 12.3 për qind të udhëtarëve, Cyrih (8.6 për qind), Viena (5.6 për qind), Baseli (5.3 për qind) Malmo (4.6) dhe Londra (3.7).

Dita më e frekuentuar në aeroportin e Shkupit vitin e kaluar ka qenë 7 gushti, ku gjithsej 8283 udhëtarë janë transportuar me 98 fluturime, si rezultat i ndeshjes finale të UEFA Super CUP.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat