OBRM-PDUKM edhe me një deputet më pak, Hasani do të veprojë si i pavarur

Maqedonia

OBRM-PDUKM edhe me një deputet më pak, Hasani do të veprojë si i pavarur

Më: 9 janar 2018 Në ora: 14:57
Jusuf Hasani

Edhe një deputet nga koalicioni i udhëhequr nga OBRM-PDUKM në Kuvendin e Maqedonisë do të veprojë si deputet i pavarur.

Bëhet fjalë për deputetin Jusuf Hasani nga Partia Demokratike e Turqve.

Hasani sot me shkrim ka njoftuar kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi, se do të veprojë si deputet i pavarur dhe jo si deputet në koalicionin “Për Maqedoni më të mirë”, duke i prezantuar të drejtat dhe vullnetin e votuesve të tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat