Thellohen akoma ndasitë në Lëvizjen Besa

Maqedonia

Thellohen akoma ndasitë në Lëvizjen Besa

Më: 9 janar 2018 Në ora: 16:25
Lëvizja Besa

Ushtruesi i detyrës kryetar i Lëvizjes Besa Nexhbedin Kahremani tha se ai dhe familja e tij janë kërcënuar me jetë nëse deri më sot nuk dorëhiqet nga posti i deputetit. Kahremani nuk zbuloi identitetin e kërcënuesit, por tha se të njëjtin e ka paraqitur në polici.

“Pas zgjedhjes sime si ushtrues detyrie kryetar i Lëvizjes Besa nga dita e djeshme ka kërcënime serioze për jetën time fizike dhe për jetën e familjes sime. Unë i njoh personat që më janë kërcënuar dhe ato tanimë janë të paraqitur në organet e policisë përmes tyre mund të njihet edhe dora që e hedh gurin dhe fsheh dorën. Me këtë rast është njoftuar edhe ministri i Brendshëm ndërkaq tash do njoftojmë të gjitha përfaqësitë diplomatike në vend. Kërkojnë prej meje që unë që të tërhiqem nga posti i deputetit” – Nexhbedin Kahremani, u.d kryetar i Lëvizjes Besa.

Kreu i deritanishëm i Lëvizjes Besa Bilall Kasami hodhi poshtë zërat se një gjë e tillë mund të ishte iniciuar nga ai apo mbështetësit e tij. Ai ftoi Kahremanin që bashkë të zbardhin rastit.

“Dënoj cdo kërcënim dhe cdo dhunë që mund t’i bëhet cdo personi, për më shumë një anëtari dhe një deputeti të Lëvizjes Besa. Me z. Kahremani kam qenë në komunikim të rregullt dhe e përkrah që bashkarisht të shohim se kush ishin ata persona, kush e ka kërcënuar. Besoj që rastin e ka paraqitur në organet kompetente dhe me të të merren organet e rendit. Ne si parti politike dhe unë personalisht, gjithë anëtarët e Lëvizjes Besa kërënojnë një gjuhë të tillë dhe besoj se një kërcënim i tillë nuk ka ardhur nga Lëvizja Besa” – tha Bilall Kasami, kryetar i deritanishëm i Lëvizjes Besa.

Kasami tha se Lëvizja Besa nuk funksionon si e ndarë në dy pjesë. Situatën e fundit e cilësoi si pakënaqësi të personave të caktuar në prag të Kongresit të partisë.

“Nuk ka dy Lëvizje Besa por ka vetëm një e cila funksion në bazë të vendimeve që kemi marrë në mbledhjen e Këshillit Qëndror në Tetovë më gjashtë janar. U apeloj të gjithë që nëse janë vërtetë pjesë e Besës të vijnë dhe të japin kontributin e tyre, të paraqesin kandidatura për kryetar partie konform vendimeve dhe afateve të përcaktuara. Të bëjnë një garë të shëndoshë demokratike që do ta nxjerr edhe më të fortë Lëvizjen Besa pas kongresit. Është e vërtetë se unë do të garojë për kryetar partie por kjo nuk do të thotë se unë e kam të garantuar fitoren pasi për këtë do të vendosin delegatët” – u shpreh Bilall Kasami, Kreu i detitanishëm i Lëvizjes Besa.

Kasami nuk hodhi poshtë mundësinë e përfshirjes së Lëvizjes Besa në Qeveri. Ai gjatë ditës do të rtealizojë një takim edhe me kryeministrin Zaev.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat