A mund të vjen Adnan Ismaili në krye të BESËS? Ja çka thotë Kasami

Maqedonia

A mund të vjen Adnan Ismaili në krye të BESËS? Ja çka thotë Kasami

Më: 9 janar 2018 Në ora: 19:03
Bilall Kasami

Lidhur me pyetjen se kush i ka vulat e partisë, kryetari tanimë i shkarkuar Bilall Kasami me qëndrim se nuk ka luftë në BESA për vulat e partisë.

“Nuk ka dy grupe, nuk ka luftë për vulat e partisë, ajo funksionon konform rregullave të saj, është normale që para Kongresit të ketë grupe të pakënaqura dhe e rrugës është secili të garojë”, ka thënë Kasami.

Lidhur me zërat nëse në krye të partisë mund të vjen Adnan Ismaili, Kasami me përgjigje:

“Kushdo që ka pretendon për të ardhur në krye të partisë le të garojë sipas normave statutare, dyert janë të hapur për të gjithë njashtu edhe personi i apostrofuar janë të mirëseardhur dhe në garë demokratike të del një kryetar i ri”, ka nënvizuar Kasami.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat