Të rinjtë e Kopanicës u mashtruan për vende pune në Sllovaki, kthehen përsëri në shtëpi në Maqedoni

Maqedonia

Të rinjtë e Kopanicës u mashtruan për vende pune në Sllovaki, kthehen përsëri në shtëpi në Maqedoni

Më: 9 janar 2018 Në ora: 22:09
Kopanicë

Këto janë djemtë nga fshati Kopanicë që udhëtuan për në Sllovaki ditën e diel ndërsa sot u kthyen përsëri në Maqedoni. Prej ditën e diell këto djem po enden me valixhe në dorë rrugëve të Sllovakisë.

Ato thonë se tre ditë nuk kanë fjetur, dhe se gjatë rrugës janë torturuar nga persona të panjohur. Thonë se personi i cili u premtoi punë dhe kushte, doli që i kishte gënjyer.

“Kemi udhëtuar për në Sllovaki për punë, tre mujorshe me disa punë që na i tregoj Vllatko Gjorgjiev i Shkupi. Ai na tregoj neve se do të kemi nga tre euro orën plus, do të kemi edhe banesë dhe do të kemi bukën atje. Por nuk ndodhi ajo, kur shkuam ne atje duke menduar se do të punojmë, por ajo nuk kishte qenë punë por një kriminalitet i një bande mafioze nëpërmjet Vllatkos. 01 10 Kur kemi mbërritur atje na dërguan ne disa vende që ne asnjëherë si kemi parë ato vende”, tha Qenan Bakiu.

Besim Mustafa thotë se kur kanë arritur në vendin që u ishte thënë kanë filluar edhe të kërcënohen.

“Atje kur arritëm na e murrën pasaportën dhe na e kopjuan njëri prej atyre u sill shumë keq, kur dolëm jashtë na dërguan në një fshatë, afër kufirit me Austrinë. Prej atje na kthyen dhe na dërguan në një institut për punë, atje njëri prej neve nuk e di çfarë tha, dhe ato na u kërcënuan dhe njërin e kapi për krahu ju kërcënua me jetë dhe atyre e pamë ne që këtu nuk ka bukë dhe ne vendosëm që të kthehemi”, u shpreh Besim Mustafa.

Ndërsa djemtë kanë edhe një apel për gjithë ato që duan të shkojnë dhe të punojnë.

“Dhe i lusë jo vetëm popullin shqiptar që duan me 23 të shkojnë në Sllovaki të mos gabojnë se nuk është ajo që folët këtu por është e kundërta, atje është shumë rrezik”, tha Qenan Bakiu.

TV21 kontaktoi përmes Viber-it me Vllatko Gjorgjievskin i cili u kishte premtuar punë dhe qëndrim djemve të fshatit Kopanicë. Ai theksoi se nuk janë kthyer të gjithë vetëm disa prej tyre. Sipas tij ata që janë kthyer, nuk kanë qenë të pajtuar me pagën prej 850 eurove. 25 persona kanë qëndruar atje dhe kanë filluar punën, dëshmon Gjorgjievski.

“Si ishte gjatë rrugës? Ata thonë se kanë qenë të malltretuar nga disa mafiozë?”

Si është e mundur që i kanë malltretuar mafiozë, pse të tjerët nuk i ka maltetuar askush. Ja më trego, nëse do u ktheheshin të gjithë do e kuptoja, por 25 persona tashmë punojnë. Sot bisedova me ata. Ja mund të t’i fotografoj porositë, se janë akomoduar dhe gjithçka që më kanë thënë. Ata dy persona që janë kthyer e kanë krijuar këtë tollovi”, tha Gjorgjievski.

Djemtë kishin rënë në kontakt përmes Facebook-ut, prej ku Vllatko Gjorgjiev kishte bërë një shpallje duke kërkuar punëtorë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat