Maqedoni, Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim do të punësojë pilotë të rinj

Maqedonia

Maqedoni, Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim do të punësojë pilotë të rinj

Më: 10 janar 2018 Në ora: 10:07
Ilustrim

Në Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH) do të punësohen pilotë të rinj. Informacionin për nevojën e pranimit të pilotëve me marrëdhënie pune të rregullt në DMSH e miratoi Qeveria në seancën e djeshme.

“DMSH dhe Ministria e Mbrojtjes, e Punëve të Brendshme dhe ajo e Financave, u detyruan të gjejnë zgjidhje në kohën e duhur për angazhimin e pilotëve në DMSH”, njoftuan nga Qeveria.

DMSH posedon tre aeroplanë kundër zjarrit të tipit “AT-802A”, me kapacitet prej 3100 litra ujë.

Ndërsa për ndihmë të DMSH-së gjatë zajrreve kyçet edhe ARM-ja me helikopter të tipit “Mi-8/17” me kapacitet prej 2000 deri 2500 litra.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat