Shkarkohet nga detyra Sekretari i Qeverisë

Maqedonia

Shkarkohet nga detyra Sekretari i Qeverisë

Më: 10 janar 2018 Në ora: 14:19
Dragi Rashkovski

Qeveria dje ka shkarkuar sekretarin e Qeverisë, Dragi Rashkovski, si përfaqësuest të saj në Bordin e Aksionarëve të Telekomit. Vendimi është marrë në mbledhjen e djeshme të qeverisë.

Në vend të Rashkovskit qeveria ka emëruar Tanja Çiçarova Ilievska, ish këshilltare për çështje juridike të kryeministrit Zoran Zaev.

Pas emërimit të Rashkovskit si përfaqësues në Telekom ka pasur reagime të shumta nga opinioni publik duke e konsideruar këtë si dublim të funksioneve publike të funksionarëve të lartë shtetëror dhe është kërkuar tërheqia e tij nga ky Bord.

Zëdhëndësi i qeverisë Mile Boshnjakovski, arsyeton se tërheqja e Rashkovskit si përfaqësues i qeverisë në Bordin e Aksionarëve të Telekomit është bërë për shkaqe teknike. “Kjo është bërë vetëm për disa aspekte tektinke” tha Bosnjakovski, duke iu përgjigjur në një pyetjeje gazetari në konferencën e sotme në qeveri.

Përveç dublimit të funksioneve të sekretarit të qeverisë Rashkovsit, ai kohëve të fundit është akuzuar dhe për sjellje despotike në Asamblenë e Telekomit. Është spekuluar se ai nuk i ka lejuar aksionerët të bëjnë pyetje dhe të diskutojnë në Kuvendin e Telekomit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat