Gjykata vendos kush do ta udhëheq BESËN, Kahramani paralajmëron parti të re nëse vendimi është kundër

Maqedonia

Gjykata vendos kush do ta udhëheq BESËN, Kahramani paralajmëron parti të re nëse vendimi është kundër

Më: 10 janar 2018 Në ora: 15:08
Ilustrim: BESA

Paralajmërohet parti të re nëse Gjykata nuk e cakton Nexhmedin Kahremanin si ushtrues detyre në pozitën e kryetarit të partisë BESA, njoftojnë nga krahu  i Shkupit që të shtunën me shumicë është shkarkuar Bilall Kasami.

Nga këtu thonë se është ngritur padi deri tek Gjykata Administrative, që të shkruhet emri i Kahremanit si kryetar legal i partisë.

“Padia është ngritur, me padinë edhe procesverbali nga mbledhja ku ishte shkarkuar Bilall Kasami.Nga gjykata varet se “BESA” a do të vazhdon të ekziston ose prapë do të krijojmë parti të re” thotë për “TV 24” funksionar i lartë partiak nga krahu i udhëhequr prej Kahramanit.

Ndryshe dje Bilall Kasami i ka shkarkuar nga funksionet partiake Afrim Gashin dhe Skender Rexhepin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat