Dyshja, Zaev-Cipras do të bëjnë histori apo do të "rebelojnë" ambientin politik?!

Maqedonia

Dyshja, Zaev-Cipras do të bëjnë histori apo do të "rebelojnë" ambientin politik?!

Më: 10 janar 2018 Në ora: 22:31
Cipras dhe Zaev

Nëse arrihet zgjidhje për çështjen e emrit në gjashtë mujorin e parë të këtij viti, ashtu siç parashihet, kjo do të jetë një ngjarje historike për Maqedoninë, por edhe për Ballkanin e më gjerë. Por në rast se dyshja, Cipras-Zaev do dakordohen për një emër që prek interesat e shqiptarëve etnik në Maqedoni, atëherë kjo do të ishte me pasoja të rënda, thonë analist politik.

"Zaev është duke aktruar. Ky nuk e ka fuqinë për të zgjidhur konteste të rënda bilaterale sikurse çështja e emrit kushtetues. Këto probleme kërkojnë një konsensus nacional dhe ndërpartiak. Pikërisht këtu ngec Zaevi. Gatishmëria e tij ka të bëjë me proceset eurointegruese, të cilat kërkojnë respektimin e parimit të fqinjësisë së mirë. Në anën tjetër, Ciprasit nuk i ngutet. Sa më shumë të zgjatet kontesti për emrin, vonohet edhe integrimi i Maqedonisë në familjes evropiane. Shpresoj që dyshja, Cipras-Zaev nuk do dakordohen për një emër që prek interesat e shqiptarëve etnik në Maqedoni. Kjo do të ishte me pasoja të rënda", kështu vlerëson, Muhamer Pajaziti, jurist i së drejtës evropiane.

Nga ana tjetër analisti, Ismail Arsllani thekson se kryeministri maqedonas Zoran Zaev ka shprehur bindjen e tij se kontesti me Greqinë për emrin do të zgjidhet brenda gjashtë muajve të ardhshëm, pikërisht deri në mbajtjen e Samitit të NATO-s në korrik të këtij viti, si parakusht Maqedonisë për të marrë ftesë anëtarësimi në këtë aleancë. Edhe homologu i tij grek, Aleksis Cipras, është optimist se zgjidhja për emrin mund të gjendet, por, sipas tij, për këtë më shumë duhet të punohet dhe më pak të flitet.

"Në këtë drejtim, në muajt që vijnë pritet të ketë një ofensivë të vërtetë diplomatike, ku do të kyçen edhe ndërmjetësues ndërkombëtarë, sidomos rol të veçantë do të luajë i dërguari special i OKB-së, Metju Nimic. Pritet që në ditët në vijim të ketë takime të drejtpërdrejta mes kryeministrave Zaev dhe Cipras, ndërkohë, i pari takim sivjet do të jetë në Davos nga fundi i janarit, kur pritet të arrihet një përparim të dukshëm rreth emrit të ri dhe çështjeve identitare", thekson Ismail Arsllani, analist.

Sipas tij, nëse arrihet zgjidhje për çështjen e emrit në gjashtë mujorin e parë të këtij viti, ashtu siç parashihet, kjo do të jetë një ngjarje historike për Maqedoninë, por edhe për Ballkanin e më gjerë. 

"Kjo do të hapë rrugë për anëtarësim në NATO, por edhe integrim në BE, në një afat të arsyeshëm. Zaev, për këtë sukses eventual do të jetë "hero" në kampin maqedonas, por, njëkohësisht, edhe "tradhtar", për shkak të ndryshimit të emrit kushtetues të Maqedonisë", nënvizoi Arsllani, shkruan zhurnal.

Ai potencon se pritet të ketë një ndarje në trungun maqedonas, jo për nga përkatësia partiake, por për nga përcaktimi i atyre që janë për ndryshim të emrit dhe integrim në NATO dhe BE, si dhe të atyre që janë të ngurtë në këtë rrafsh dhe që s'janë as për ndryshim të emrit dhe as për integrime euroatlantike. 

"Zaev do të jetë fitues në planin ndërkombëtar, por, njëherësh, edhe humbës brenda vendit", potencon Arsllani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat