Të akuzuarit për rrahjen e Selës, më 26 janar dalin para gjyqit

Maqedonia

Të akuzuarit për rrahjen e Selës, më 26 janar dalin para gjyqit

Më: 11 janar 2018 Në ora: 10:11
Ziadin Sela

Më 26 janar do të fillojë gjykimi për tentim-vrasjen e deputetit Ziadin Sela, në ngjarjet e 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë.

Në bankën e të akuzuarve do të ulen: Oliver Oshavkovski, Sasho Senkov, Nikollçe Dimitrievski, Aleksandar Janevski, Andrej Micov, Nikolla Vojminovski, Kosta Delov, Stojan Pavleski-Kobra, si dhe Kire Gjorgievski dhe babai i tij.

Në maj të vitit 2017 për sulmin ndaj Selës u arrestuan Kire Gjorgievski dhe babai i tij, për të cilët Prokuroria thotë se në sallën 3, ku është mbajtur konferenca, të dy fizikisht e kanë sulmuar Ziadin Selën.

Deputeti pësoi lëndime të rënda dhe përfundoi në spital.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat