Gjykata e Apelit do të diskutojë për paraburgimin e Mitko Çavkov

Maqedonia

Gjykata e Apelit do të diskutojë për paraburgimin e Mitko Çavkov

Më: 11 janar 2018 Në ora: 10:38
Mitko Çavkov

Gjykata e Apelit në seancë publike do të diskutojë nëse do t’i shfuqizohet masa e paraburgimit ish-ministrit të Punëve të Brendshme, Mitko Çavkov.

Avokatët e tij kanë dorëzuar ankesë ndaj vendimit për vazhdim të paraburgimit para festave të fundvitit.

Në Gjykatën e Apelit ka arritur edhe një ankesë ndaj vendimit për paraburgim, për një të dyshuar për ngjarjet e 27 prillit.

Gjykatësi Safet Kadriu për Makfaks tha se akoma nuk kanë vendosur për seancat e djeshme në lidhje me ankesat e të dyshuarve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat