Neziri: Presidenti Ivanov mund të mos e dekretojë Ligjin për Gjuhët

Maqedonia

Neziri: Presidenti Ivanov mund të mos e dekretojë Ligjin për Gjuhët

Më: 11 janar 2018 Në ora: 17:07
Xhelal Neziri

Kuvendi i Maqedonisë sot e ka miratuar Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve me 69 vota pro dhe asnjë kundër, por pa prezencën e deputetëve të VMRO-DPMNE-së.

Ligji, i cili është obligimi i fundit nga Marrëveshja e Ohrit, parasheh që edhe gjuha shqipe të jetë gjuhë zyrtare krahas asaj maqedonase.

Njohësi i çështjeve politike, Xhelal Neziri, ka vlerësuar se ky ligj do të mundësojë përdorimin shumë më të gjerë të gjuhës shqipe nëpër institucionet e Maqedonisë, ndonëse problematik mund të jetë rikthimi i tij në procedurë parlamentare.

“Nuk besoj që ky avancim do t’i përkeqësojë marrëdhëniet ndëretnike në Maqedoni, por ekziston rreziku që Presidenti Gjorgje Ivanov të mos e dekretojë Ligjin dhe ta kthejë sërish në procedurë parlamentare”.

Sa i përket zbatimit të ligjit, analisti Neziri tha se kjo më së shumti varet nga të punësuarit shqipfolës në administratë.

“Implementimi i ligjit do të varet nga kapacitetet e administratës, e sidomos nga kualiteti i të punësuarve shqipfolës”.

“Natyrisht, ka gjasa që për arsye të ndryshme të zvarritet zbatimi, por duhet thënë se ligji është maksimalja e asaj që lejon kushtetuta”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat