Kammenos: Maqedonia është një dhe greke, ‘Maqedonia e Vardarit’ është zgjidhje e pranueshme

Maqedonia

Kammenos: Maqedonia është një dhe greke, ‘Maqedonia e Vardarit’ është zgjidhje e pranueshme

Më: 11 janar 2018 Në ora: 18:50
Panos Kammenos

“Maqedonia është një dhe është greke, Maqedonia e Vardarit është zgjidhje e pranueshme”, përsëriti disa herë kryetari i partisë ‘Grekët e pavarur’, Panos Kammenos gjatë fjalimit të tij në Këshillin kombëtar të partisë.

Kammenos, i cili njëherit është edhe ministër i mbrojtjes, ndërsa partia e tij është partner koalicioni në Qeverinë e Greqisë, si emër të pranueshëm për ata e përmendi Maqedoni e Vardarit, emër të cilin e shqiptoi ashtu siç lexohet në maqedonisht dhe pa asnjë shtesë.

“Po, dëshirojmë zgjidhje për çështjen e emrit. Do të bëjmë gjithçka për t’i bindur. Por, ekzistojnë edhe terme sllovene që mund të përdoren dhe të cilat ne i pranojmë, siç është ‘Vardarska’ dhe që në thelb është përcaktues gjeografik që e kanë pasur para se të fillojnë ndryshimet historike”, tha Kammenos para anëtarëve të Këshillit kombëtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat