Dimitrov dhe Kotzias presin kornizë inicuese për zgjidhjen e kontestit të emrit nga ndërmjetësi Nimetz

Maqedonia

Dimitrov dhe Kotzias presin kornizë inicuese për zgjidhjen e kontestit të emrit nga ndërmjetësi Nimetz

Më: 11 janar 2018 Në ora: 21:25
Matthew Nimetz

Pritje se në takimin vijues më 17 janar në New York ndërmjetësuesi Matthew Nimetz do të vendosë në tryezë kornizë iniciuese në të cilën në mënyrë esenciale do të përparohet në tejkalimin e dallimit rreth emrit, kanë shprehur pasdite shefat e diplomacive të Maqedonisë dhe Greqisë, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Kotzias në takimin në Selanik.

Të dy ministrat, siç informuan nga MPJ-ja, biseduan për metodologjinë, për qasjen e të dyja palëve, si dhe për kornizën e procesit për tejkalim të dallimit rreth emrit dhe u dakorduan që të kenë rol më të drejtpërdrejt me qëllim të tejkalimit të dallimit rreth emrit.

Avancimi i marrëdhënieve bilaterale dhe bashkëpunimi në kontekst më të gjerë, i lidhur me masat vijuese për ndërtim të besimit, ishin gjithashtu në fokusin e takimit të sotëm midis ministrave të Punëve të Jashtme të Maqedonisë dhe Greqisë.

Takimi u mbajt, në kuadër të dialogut të vendosur dhe konsultimeve midis të dy vendeve, të orientuara drejt përforcimit të transparencës dhe besimit të ndërsjellë. Të dy ministrat kanë këmbyer mendime të lidhura me masat për ndërtim të besimit dhe përgatitje të tjera rreth takimeve të ardhshme të nivelit të lartë politik midis dy vendeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat