Do të hetohet deponia ”Drislla” për ndotje të mjedisit jetësor

Maqedonia

Do të hetohet deponia ”Drislla” për ndotje të mjedisit jetësor

Më: 12 janar 2018 Në ora: 14:47
Pamje nga deponia

Prokuroria Publike e Shkupit ka hapur hetime ndaj deponisë ”Drislla” për ndotjen e mjedisit jetësor.

Në njoftimin e prokurorisë thuhet se është kërkuar sqarim nga Ministria për Mjedis Jetësor dhe Planifikim Hapësinor për të siguruar të dhëna për kontrollet e deritanishme në Drislla.

Prokuroria ka kërkuar të dhëna nëse gjatë kontrolleve është konstatuar respektim, ose jo, i protokolleve për djegien e mbetjve mjekësore në depuninë Drislla.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat