“Do të ketë kontroll të dyfishtë për parandalim të përgjimeve masive”

Maqedonia

“Do të ketë kontroll të dyfishtë për parandalim të përgjimeve masive”

Më: 12 janar 2018 Në ora: 17:07
Foto ilustrim

Një sërë ligjesh për reforma në sistemin e sigurimit dhe kundërzbulimit të cilët zbatohen në pajtim me rekomandimet e Priebes, me theks të veçantë në reformat e sistemit për ndjekje të komunikacionit, kaluan sot në Komisionin për mbrojtje dhe suguri në Kuvendin e Maqedonisë.

Anëtarët e Komisionit u dakorduan që ligjet të shkojnë në lexim tjetër në procedurë kuvendore, por në seancë nuk morrën pjesë deputetët e opozitës.

Kaloi Propozim-ligji për formim të Agjencisë operative-teknike dhe Propozim-ligji për ndjekje të komunikimit.

Ministri për Punë të Brendshme, Oliver Spasovski para anëtarëve të Komisionit theksoi se është e nevojshme të sillet ligj i ri për ndjekjen e komunikimeve në vend se të ndryshohet ligji aktual, me qëllim që të zbatohen reformat thelbësore për parandalimin e tentativave për përgjime masive, siç ka ndodhur në të kaluarën, me përfshirje të strukturave të larta shtetërore.

“Nga fillimi do të ketë kontroll të dyfishtë, gjegjësisht kontroll i ndërsjellë në mes të AOT dhe përdoruesi i ndjekjes së komunikimit”, tha Spasovski.

Në lidhje me vërejtjet se në fakt DSK-ja kalon në AOT, Spasovski tha se më së shumti shtatë anëtarë të DSK-së do të mund të kalojnë në agjencinë e posaformuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat