Ligji për gjuhën shqipe, presion presidentit mos ta dekretoj këtë ligj - Bota Sot
Ligji për gjuhën shqipe, presion presidentit mos ta dekretoj këtë ligj

Maqedonia

E hënë, 23 prill 2018

Ligji për gjuhën shqipe, presion presidentit mos ta dekretoj këtë ligj

Më: 12 janar 2018 Në ora: 18:14
Ilustrim

Miratimi i ligjit të gjuhëve në Maqedoni gjatë ditës së djeshme, ku gjuha shqipe tashmë është gjuhë zyrtare, ka shkaktuar reagime të shumta në të gjitha qarqet e institucioneve të ndryshme në Maqedoni.

Përveq partive opozitare të cilat kanë deklaruar se ky ligj është në kundërshtim me Kushtetutën, institucionet e tjera si dhe akademik maqedonas kanë shprehur pakënaqësitë e tyre.

Profesorët  dhe akademikët nga Maqedonia kanë thënë që ky ligj nuk është lajm i mirë për shtetin Maqedonas, duke i bërë thirrje Presidentit të Maqedonisë, Gjorge Ivanov, që mos ta nënshkuajë dekretin për këtë ligj.

Tashmë janë dorëzuar edhe letra Kuvendit dhe Presidencës së Maqedonisë për shfuqizimin e ligjit ,me arsyetimin se ky ligj do të dëmtojë të ardhmen e vendit.

“Ky ligj, prish harmoninë dhe kohezionin shoqëror, ku gjuha Maqedonase është instrumentui më i fuqishëm i integrimit. Ky ligj rrezikon funksionalitetin dhe efiqencën e shtetit Maqedonas dhe intitucioneve kulturore” thuhet në letrën dërguar presidencës.

Ndërkaq ka pasur edhe reagime tjera duke e fajësuar Kryeministrin e vendit, Zoran Zaev, për këtë ligj.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test