Viti i Skëndërbeut, aktivitete të shumta edhe në Maqedoni - Bota Sot
Viti i Skëndërbeut, aktivitete të shumta edhe në Maqedoni

Maqedonia

E hënë, 18 qershor 2018

Viti i Skëndërbeut, aktivitete të shumta edhe në Maqedoni

Më: 12 janar 2018 Në ora: 22:40
Busti i Skënderbeut në Shkup

550 vjetori e vdekjes së heroit kombëtar Gjergj Kastriti Skenderbeu dhe shpallja e vitit 2018 si vit mbarkombtar i Skenderbeut, do të shënohet edhe në Maqedoni, njofton RTVM2.

Nën patronazhin e kreut të kuvendit Talat Xhaferi dhe nga ITKSH, ky vit do të shënohet edhe në Maqedoni. Festimet do të fillojmë më 17 janar me akademinë solemne, promovimin e pullës postare dhe shumë aktiviteteve të tjera. Në grupin e punës, janë kycur më shumë institucione, përfshirë TVM 2, universitetet dhe profesorë e ekspertë.
“Ky shënim fillon me 17 janar të këtij viti me Akademinë solemne dhe me promovimin e pullës postale me figurën e Skenderbeut nën përkujdesjen e Postave të Maqedonisë, prmovimi i së ciës do të bëhet të mërkurën filllimisht në Maqedoni dhe më pas pason promovimi i saj në Prishtinë tek Ramush Haradinaj ku do jem dhe unë prezent dhe kështu do bëhet zbatimi i programit për shënimin e datave të vecanta dhe hapja e zbatimit të programit për shënimin e datave të vecanta dhe personaliteteve të shquara gjatë 2018”, tha Talat Xhaferi, kryetar i parlamentit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test