Tevdovski: Eurobondi është për pagat dhe borxhet - Bota Sot
Tevdovski: Eurobondi është për pagat dhe borxhet

Maqedonia

E diel, 22 korrik 2018

Tevdovski: Eurobondi është për pagat dhe borxhet

Më: 12 janar 2018 Në ora: 22:43
Ministri i Financave, Dragan Tevdovski

Paratë nga eurobondi i ri i lëshuar dje, do të shpenzohen për mbulimin e deficitit buxhetor, për paga më të larta në Shëndetësi dhe Arsim, për të punësuarit në ARM dhe për procesin e aderimit NATO. Një pjesë e tyre do të dedikohen për kthimin e borxheve të vjetra dhe investime kapitale.

“Në buxhetin parashikohet intensifikim i procesit të gazifikimit. Në buxhet janë rritur seriozisht mjetet që duhet të përshpejtojnë shpronësimin e truallit, një pjesë e mjeteve për gazin janë prej huamarrjeve që do ta intensifikojnë procesin e gazifikimit. Lidhur me autostradat, një pjesë janë në buxhet nga ana tjetër një pjesë janë huamarrje kineze, që i mori pushteti i mëparshëm, shumica janë në ndërmarrjen publike për rrugë shtetërore – deklaroi Dragan Tevdovski, ministër i financave.

Tevdovski, rritjen e pagave me borxh të ri e arsyeton me jetësimin e konsumit vendorë. Pikërisht mënyra në të cilën do të shpenzohet eurobondi i ri, sot shkaktoi reagime te ekspertët ekonomik. Nga “Finance Think” përmes kumtesës kundërshtuan faktin që mjetet nga eurobondi të përdoren për nevoja buxhetore. Tevdovski tha se kjo ndodh ose për shkak të mosnjohjes së procesit buxhetor tek ne ose kërkesë për ndryshim të shfrytëzimiz të të ardhurave nga huamarrja e jashtme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test