Çështja e emrit, qytetarët me mendime të ndryshme - Bota Sot
Çështja e emrit, qytetarët me mendime të ndryshme

Maqedonia

E premte, 19 janar 2018

Çështja e emrit, qytetarët me mendime të ndryshme

Më: 13 janar 2018 Në ora: 16:25
Ilustrim

Qytetarët kanë mendime të ndryshme për zgjidhjen e çështjes së emrit. Disa nga qytetarët e anketuar nga Alsat M janë optimist se emri do të zgjidhet brenda këtij viti, por insistojnë që të ruhet termi “Maqedoni”.

“Me gjasë do të zgjidhet. Duhet të zgjidhet. Të mbyllet kjo çështje një herë e përgjithmonë. Qëndrimi im personal është se jo, nuk do të duhej të ndërrohej. Ky është mendimi im personal. Megjithatë çështja është komplekse. Shumë punë janë në lojë, ashtuqë disa punë ndonjëherë nuk varen vetëm nga ne, të bëhem i sinqertë.”

Po kur është në pyetje e ardhmja evropiane e shtetit?

“Të gjithë jemi për të ardhme evropiane, të gjithë jemi pro integrimeve euro-atlantike, gjithsesi duhet të ketë ndonjë kufi”

“Do të duhej të zgjidhej. Emri kushtetues të ndërrohet?! Do të mbetet Republika e Maqedonisë”.

“Mendoj se do të zgjidhet dhe duhet të zgjidhet. Mundet “Maqedonia e Re”. “Maqedonia e Re” për mua do të ishte e pranueshme, mbase është edhe më reale”.

“Mendoj se është zgjidhur më, mjaftë ishte 25 vite. Emri kushtetues të mos ndryshohet, por të ketë ndonjë ndërhyrje të vogël, të themi si “Maqedonia e Re” ose “Republika e Maqedonisë”, por gjithsesi të ekzistojë “Maqedoni”. Ajo ishte Maqedoni, turqit ishin 500 vjet, sërish ekzistoi Maqedonia”.

Por disa nga të anketuarit nuk besojnë në zgjidhjen e shpejtë të kontestit.

“A mendoni se do të zgjidhet kontesti rreth emrit, që e kemi me Greqinë? – Jo”.

“A do të ishte e pranueshme për ju të ndryshohej emri kushtetues? -Jo”.

“Nuk e di. Për këtë ka prej atyre që mendojnë, të mëdhenjtë. Unë nuk e di, jam punëtor”.

“Çfarë të duan le të bëjnë”.

Nga ana tjetër, qytetarët shqiptarë thonë se do të ishte e pranueshme ndërrimi i emrit, me qëllim që vendi të zgjidh një kontest të gjatë dhe të debllokojë procesin integrues.

“Po mendoj se do të zgjidhet, madje së shpejti. Pse jo, çka pengon? Po, duhet të ndërrohet emri”.

“Po, ne mendojmë. Politikanët i kanë ato punë”.

“Po, në qoftë se do të ishte në interesat tona, do të ishte e pranueshme të ndërrohet emri”.

“Normal, me u ndërru është ende më mirë. Do të zgjidhen disa probleme. Për momentin kështu si është kurqysh”.

Me intensifikimin e negociatave për zgjidhjen e emrit, në Greqi janë paralajmëruar protesta për të kundërshtuar përdorimin e termit “Maqedoni” në bisedimet për zgjidhjen e emrit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test