Edhe një politikan shqiptar nga Maqedonia pushon në hotelin më të shtrenjtë në botë

Maqedonia

Edhe një politikan shqiptar nga Maqedonia pushon në hotelin më të shtrenjtë në botë

Më: 13 janar 2018 Në ora: 18:29
Hotel Carlton

Ramush Haradinaj kishte pushime të shtrenjta në Hotel Carlton në St Moritz të Zvicrës, që u quajt edhe hoteli më i shtrenjtë në botë. Kurse tani në të njëjtin hotel është duke pushuar edhe politikani i njohur kumanovar, Hadi Osmani nga radhët e LSDM-së, shkruan shprehu.com. Osmani madje edhe ka provokuar duke aluduar se çmimet në këtë hotel nuk janë aq të larta për të.

Image

“Hotel Carlton, St . Moritz, Switzerland Asgjë nuk është shtrenjtë, kur ia vlen!”, ka shkruar Osmani. I kontaktuar nga gazetari jonë se sa kohë do të qëndrojë në këtë hotel të shtrenjtë dhe prej nga mjetet, Osmani është pergjigjur me arrogancë. “Edhe unë jam marrë me gazetari, por megjithatë duhet ta respektoni jetën private”, ka thënë Osmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat